Αρσάκεια Τιράνων
Εκπαιδευτικοί, μαθητές μέλη τής πολιτιστικής-θεατρικής ομάδας και άλλοι μαθητές τού Επαγγελματικού Λυκείου Τυρνάβου επισκέφθηκαν, την Παρασκευή 28 Απριλίου 2017, το Αρσάκειο Ελληνοαλβανικό Κολέγιο Τιράνων. Η επίσκεψη πραγματοποιήθηκε στο πλαίσιο τετραήμερου εκπαιδευτικού ταξιδιού τής ομάδας στα Τίρανα.

Μετά την ξενάγηση στο Σχολείο και την ενημέρωση για τη λειτουργία και το εκπαιδευτικό πρόγραμμα τού Σχολείου ακολούθησε γιορτή. Η γιορτή ξεκίνησε με τους μαθητές τού Αρσάκειου να «ξεναγούν» φωτογραφικά τους μαθητές τού ΕΠΑΛ Τυρνάβου στα Τίρανα. Στη συνέχεια, δύο μαθητές τού ΕΠΑΛ Τυρνάβου (ένας ελληνικής και ένας αλβανικής καταγωγής) παρουσίασαν ένα κωμικό θεατρικό σκετς αυτοσχεδιασμού (standupcomedy) με ελληνικούς και αλβανικούς διαλόγους. Ακολούθησαν τέσσερα ελληνικά παραδοσιακά τραγούδια και ένα αλβανικό, ερμηνευμένα από τους μαθητές τού ΕΠΑΛ με τη συνοδία κλαρίνου. Η γιορτή ολοκληρώθηκε με χορό. Οι μαθητές τού Αρσάκειου χόρεψαν ελληνικούς παραδοσιακούς χορούς και με το κέφι και τη ζωντάνια τους συμπαρέσυραν στην πίστα μαθητές και εκπαιδευτικούς. Στο τέλος όλοι οι μαθητές έγιναν παρέα, μιλούσαν, γελούσαν και αντάλλασσαν εμπειρίες από τη σχολική και όχι μόνο ζωή τους. Ιδιαίτερα συγκινητική ήταν η στιγμή που οι μικροί μαθητές τού Αρσακείου Τιράνων τραγούδησαν με άψογη προφορά ελληνικά τραγούδια, όπως το «Φεγγαράκι μου λαμπρό», αλλά και τον ελληνικό και τον αλβανικό εθνικό ύμνο.

Η επίσκεψη ολοκληρώθηκε με το μεσημεριανό γεύμα που παρέθεσε ο Διευθυντής τού Αρσακείου κ. Φραντζής.

Ιδιαίτερα συγκίνησε την αντιπροσωπία τού ΕΠΑΛ Τυρνάβου η προσφορά εκ μέρους τού κ. Φραντζή προς τους μαθητές (πολλοί από τους οποίους εργάζονται για να συμπληρώσουν το εισόδημα της οικογένειας τους) τού χρηματικού ποσού που απαιτείτο για την αγορά εισιτηρίων για την άνοδο τους στο τελεφερίκ που οδηγεί στο όρος Dajti.


.......................................................

Vizita e Shkollës së Mesme Profesionale të Tirnavos në Kolegjin Greko-Shqiptar Arsakeio të Tiranës

Në dt 28.04.2017 kishim kënaqësinë të mikprisnim në Shkollën tonë Shkollën e Mesme Profesionale të Tirnavos. Përshtypjet nga vizita ishin shumë të mira pasi gjatë qëndrimit të tyre në shkollë kuptuam bashkekzistencën në nivelin e unitetit arsimor.Më poshtë do të gjeni dhe letrën falenderuese të z.Sakatzi, mësues i Shkollës së Mesme Profesionale të Tirnavos drejtuar profesor z. Babinioti, Presidentit të Fondacionit Filekpedeftiki nëpërmjet të cilës përcjell ato që ndodhën gjatë vizitës në shkollën tonë.
“Një ndër ndalesat kryesore të vizitës sonë edukative ishte dhe vizita në Kolegjin Greko-Shqiptar të Tiranës. Kjo ndodhi ditën e Premte, më 28 Prill. Programi i vizitës përfshinte informimin mbi programin mësimor të Kolegjit, prezantimin e ambjenteve të tij si dhe në fund një festë për përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet nxënësve të Kolegjit si dhe atyre të Shkollës së Mesme Profesionale të Tirnavos.
Fillimisht, në sallën e aktiviteteve u informuam rreth funksionimit dhe programit mësimor të Arsakeios nga drejtori z. Frantzis, znj. Rama si dhe nga koordinatorja e gjuhës greke, znj. Papa. Në vijim, gjatë prezantimit të ambjenteve konstatuam funksionimin e shkëlqyer të Kolegjit në çdo nivel të tij. Sigurisht, vëmendjen e tërhoqën nxënësit e vegjël e klasës së parë të Arsakeios, të cilët atë orë zhvillonin mësimin e gjuhës greke. Mjaft emocionuese për të gjithë ne ishte dhe skena ku nxënësit e vegjël kënduan me një shqiptim të përkryer këngë greke, si psh. “Hëna ime e ndritur” (Feggaraki mou lampro) si dhe himnin kombëtar grek dhe atë shqiptar. Pastërtia e shikimit dhe e buzëqeshjes së nxënësve të vegjël na bëri të kuptojmë domethënien e madhe të bashkekzistencës dhe bashkëkrijimit.
Festa filloi me nxënësit e Arsakeios të cilët prezantuan nëpërmjet fotografive qytetin e Tiranës tek nxënësit tanë. Në vazhdim, dy nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale të Tirnavos (njëri me origjinë greke dhe tjetri me origjinë shqiptare) prezantuan një skec komik teatral (standup comedy) me dialogje në greqisht dhe shqip. Më pas vijuan katër këngë tradicionale greke dhe një shqiptare, të realizuara nga nxënësit tanë në shoqërimin e klarinetës. Festa u mbyll me valle. Nxënësit e Arsakeios kërcyen valle tradicionale greke dhe me dëshirën dhe gjallërinë e tyre tërhoqën në skenë nxënës dhe mësues. Fundi i festës i gjeti të gjithë nxënësit duke u bashkuar në një grup, e duke folur, duke qeshur e duke shkëmbyer eksperienca nga jeta shkollore e jo vetëm. Eksperienca të adoleshencës, të cilat janë të njëjta në çdo gjuhë.
Vizita jonë në Arsakeio përfundoi me drekën e ofruar nga z. Frantzis. Vlen për t’u përmendur fakti i iniciativës së tij për të mbështetur nga ana financiare nxënësit tanë (shumë prej të cilëve punojnë për të plotësuar të ardhurat e familjes së tyre) në blerjen e biletave për ngjitjen me teleferik në malin e Dajtit. Një gjest ky i cili nxjerr në pah frymën e pastër të ndjeshmërisë dhe solidaritetit që karakterizon filozofinë e shkollës tuaj.
Eksperiencat e mësipërme, mikpritja e ngrohtë dhe e përzemërt nga Drejtori z. Frantzis, nga mësuesit, personeli dhe nga nxënësit e shkollës suaj do të mbeten të gdhendura thellë si kujtime të bukura në mendimet e të gjithëve ne. Për këtë arsye ju përcjell falenderimet tona të përzemërta si të drejtorisë së shkollës ashtu edhe të Shoqatës së Mësuesve të Shkollës së Mesme profesionale të Tirnavos dhe shpresoj që ky bashkëpunim aktual të jetë fillimi i një përafrimi të ardhshëm ndërmjet shkollave tona.
Me respekt
Sakatzis Dimitris
Mësues i Shkollës së Mesme Profesionale të Tirnavos dhe drejtues i ekskursionit
Kandidat për Doktoraturë në Universitetin e Thessalias”


Ανακοινώσεις

Αναγγελίες Ελληνοαλβανικού Κολεγίου Τιράνων

Απρίλιος 2024
Τον προηγούμενο μήνα   Τον επόμενο μήνα
Κ Δ Τ Τ Π Π Σ
week 14 1 2 3 4 5 6
week 15 7 8 9 10 11 12 13
week 16 14 15 16 17 18 19 20
week 17 21 22 23 24 25 26 27
week 18 28 29 30