Αρσάκεια Τιράνων
Στο πλαίσιο τής οικολογικής ευαισθητοποίησης, τής κοινωνικής δράσης και τού εθελοντισμού, το Σάββατο 17 Μαρτίου 2018 οι μαθητές των Θ΄ και Ι΄ τάξεων τού Αρσακείου Ελληνοαλβανικού Κολεγίου Τιράνων συμμετείχαν στη δενδροφύτευση 150 δέντρων ελιάς στο πάρκο των Τιράνων, τα οποία δώρισε η Ελληνική Πρεσβεία στον Δήμο Τιράνων.
Οι μαθητές τού Σχολείου, μαζί με την πρέσβη τής Ελλάδος στα Τίρανα κ. Ελένη Σουρανή, τον δήμαρχο Τιράνων κ. Erjon Veliaj και τις εκπαιδευτικούς των Ελληνικών κ. Μαρινέλλα Κουμρία, Εύη Χατζία και Ελευθερία Γκίκα φύτευσαν τα δέντρα, συνομιλώντας με την πρέσβη και τον δήμαρχο για την πόλη τους. Η ελιά, το πανάρχαιο σύμβολο τής Αθήνας, δώρο τής Αθηνάς στους Αθηναίους, συμβολίζει την ειρήνη και την ευημερία.

Në kuadrin e ndërgjegjësimit ekologjik, të aktivitetit social dhe të punës vullnetare, ditën e shtunë më 17 Mars 2018 nxënësit e klasave të IX-ta dhe të X-ta të kolegjit greko-shqiptar ‘’Arsakeio e Tiranës’’, morën pjesë në mbjelljen e 150 pemëve të ullirit në parkun e Tiranës, të cilat Ambasada Greke i dhuroi për bashkinë e Tiranës. Nxënësit e shkollës tonë, së bashku me ambasadoren e Greqisë në Tiranë znj. Eleni Surani, kryetarin e bashkisë së Tiranës z. Erjon Veliaj dhe mësueset e gjuhës greke znj. Marinela Kumrija, znj. Evi Haxhia, znj. Eleftheria Gjika mbollën këto pemë duke bashkëbiseduar me znj. Ambasadore dhe z. Kryetar të bashkisë për qytetin e tyre. Pema e ullirit, si simboli më i lashtë i Athinës, dhuratë nga perëndesha Athina për athinasit, simbolizon paqen dhe mirëqënjen.