Αρσάκεια Τιράνων
Στο πλαίσιο τού προγράμματος «Λογοτεχνικό φεστιβάλ για τους νέους: Τίρανα 2018», που τελεί υπό την αιγίδα τού Δήμου Τιράνων και τού εκδοτικού οίκου "Toena", στις 14 Μαΐου 2018 διοργανώθηκε στο Αρσάκειο Τιράνων λογοτεχνική εκδήλωση με θέμα «Ο Σκεντέρμπεης, ο οραματιστής τής ευρωπαϊκής Αλβανίας».
Διάσημοι λογοτέχνες, προσωπικότητες των Μ.Μ.Ε. και εκδότες, οι οποίοι απαρτίζουν την κριτική επιτροπή, παρακολούθησαν μαθητές από ιδιωτικά και δημόσια σχολεία των Τιράνων που παρουσίασαν το έργο τους. Το Αρσάκειο εκπροσώπησαν στην κατηγορία δοκιμίου οι μαθητές Spiro Lezo και Athina Prifti (ΙΒ΄ τάξη) και στην κατηγορία τής ποίησης η μαθήτρια Adina Gjosha (ΙΑ΄ τάξη). Με την εξαιρετική δουλειά τους οι μαθητές έθεσαν σοβαρή υποψηφιότητα για βράβευση στο φεστιβάλ.

“Festivali letrar për të rinjtë: Tirana 2018”
Në kuadër të programit “ Festivali letrar për të rinjtë: Tirana 2018”, u organizua në shkollën tonë aktivitet letrar me temë “Skënderbeu, vizionari i Shqipërisë Evropiane”, nën kujdesin Bashkisë Tiranë dhe shtëpisë botuese “Toena”. Juria e përbërë nga shkrimtarë të njohur, personalitete të mediave dhe botues, ndoqën pjesëmarrësit, nxënës të shkollave private dhe publike të Tiranës, të cilët prezantuan punët e tyre. Shkolla jonë u përfaqësua nga nxënësit Spiro Lezo dhe Athina Prifti (klasa XII), në zhanrin e esesë dhe nga Adina Gjosha (klasa XI) në zhanrin e poezisë. Me punën e tyre të shkëlqyer nxënësit konkurruan denjësisht për të qenë pretendues të njërit prej çmimeve të festivalit. U urojmë suksese të rinjve tanë të talentuar!